Politike

Qori tregon bisedën me Varoufakis: Partia e tij e ka në program shtetësinë për shqiptarët 2 vjet pas vajtjes në Greqi

Sipas Qorit kjo tregon se “Lëvizja Bashkë”, që ai drejton, e vlerëson seriozisht fatin e emigrantëve shqiptarë, kudo ku ata janë.

27 Prill 2023, 07:31 Nga I.A
Qori tregon bisedën me Varoufakis: Partia e tij e ka në program
Arlind Qori

TIRANË- Kandidati i “Lëvizjes Bashkë” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 Majit, Arlind Qori, foli për takimin që kishte pasur me ish-Ministrin grek të Financave, Yanis Varoufakis. I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Qori tha se mbi të gjitha në takim ishte folur edhe për çështjen e emigrantëve. Sipas tij, partia e Varoufakis e ka pjesë të programit të saj që emigrantët shqiptar duhet ta marrin nënshtetësinë greke 2 vite pas vajtjes në Greqi.

"Bëhet fjalë për një nga intelektualët dhe ekonomistët më të mirë botëror, Yanis Varoufakis. Përveç kësaj, aktivist, kryetar i një partie që ka disa deputetë në parlamentin grek, ish-ministri i Financave të Greqisë që u ndesh me Trojkën e famshme dhe që u zu edhe me Alexis Tsipras, sepse Tispras lëshoi dhe ai qëndroi deri në fund. Sigurisht ne kemi një bashkëpunim disa vjeçar me lëvizje si ajo e Varoufakis dhe të tjera të ngjashme në Europë. Dhe sigurisht në këtë takim këmbyem përvoja, këmbyem ide. Morëm vesh diçka më shumë. Por mbi të gjitha folëm edhe për çështjen e emigrantëve shqiptarë. Partia e Varoufakis e ka në programin e vet, që emigrantët shqiptarë, duhet ta fitojnë shtetësinë 2 vjet pasi shkelin në Greqi. Sot është torturë për emigrantët shqiptarë të fitojnë shtetësinë. Në këtë kuptim, nuk ishte thjeshtë takim për të dalë në foto dhe një mesazh mbështetës, por sepse ne vlerësojmë seriozisht fatin e emigrantëve shqiptarë kudo që janë në botë," tha Qori.

arlind qori yanis varoufakis

Sondazh

Poll