Aktualitet

Pëmirësim të kushteve atmosferike, dielli mbizotëron në shumicën e territorit në vend, temperaturat shkojnë në 24°C

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 24°C.

27 Prill 2023, 07:08 Nga I.A
Pëmirësim të kushteve atmosferike, dielli mbizotëron në
Moti

TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimeve pritet të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Paraditja do të ketë më shumë orë me diell kryesisht në ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 1-12m/sek kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll