Politike

"Në 3 të natës në Elbasan ecën lirisht"/ Gledian Llatja habit me përgjigjen e tij: S'ka banda! Nuk kanë ndikim në zona të caktuara

Gledian Llatja tha se Elbasani është qytet i qetë, me persona që kanë rekorde kriminale por pa banda. 

26 Prill 2023, 23:13 Nga k.m.
"Në 3 të natës në Elbasan ecën lirisht"/
Gledian Llatja

TIRANË- Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja, gjithashtu kandidiati i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 14 majit, tha se në qytetin që ai drejton nuk ka banda. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Top Story", Gledian Llatja tha se Elbasani është qytet i qetë, me persona që kanë rekorde kriminale por pa banda. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Gledian Llatja: Ka mbi 8 vite që Elbasani është bërë qyteti i krimit, bandave dhe drogës. Realiteti është tjetër. Perceptimi i qytetarëve është totalisht tjetër, është Elbasani i dijes, arsimit dhe qytetarëve të mirë e punëtore. A është faktor elektoral banda? Kam idenë që gjithmonë sa herë flitet për gara gjithmonë atashohet për diçka.

Ka apo jo banda?

Gledian Llatja: Çdo qytet i madh ka kriminalitet. Ne kemi një këshill sigurie shumë të mirë. Ne si Bashki kemi informacion shumë të mirë për Elbasanin. Me apo pa banda, ka jetën e tij normale, ka edhe faktorë kriminal. Policia atë punë bën. Nuk ka kriminalizim të Elbasanit. Është tjetër gjë preceptimi dhe realiteti në terren. Nuk ka asnjë lloj ndikimi të ndonjë bandë në një zonë të caktuar. Në 3 të natës në Elbasan ecën lirisht, shkon në punë, lëviz lirshëm. Është shumë i qetë.

gledian llatja zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll