Belind Këlliçi u përgjigjet kritikëve për posterin me gishtat e mesit: Pres reagime edhe për drejtorin e Veliajt që mori 25 mln euro
Belind Këlliçi thotë se ata që u shqetësuan ndaj luftës pa etikë të tij ndaj korrupsionit, është mirë që të jenë po aq të zellshëm ndaj denoncimit të tij të bërë sot, ku sipas tij një drejtor i Veliaj u kushton qytetarëve të Tiranës 25 mln euro.
TIRANË- Posteri i Belind Këlliçit me gishtat e mesit lart ka shkaktuar shumë reagime dje në rrjetet sociale, e sot shpjegimi vjen vetë nga kandidati i koalicionit të opozitës "Bashkë fitojmë". I ftuar në "Ora e Betit", Belind Këlliçi thotë se ata që u shqetësuan ndaj luftës pa etikë të tij ndaj korrupsionit, është mirë që të jenë po aq të zellshëm ndaj denoncimit të tij të bërë sot, ku sipas tij një drejtor i Veliaj u kushton qytetarëve të Tiranës 25 milionë euro.
"Pasi bëra një denoncim ende jam në pritje të reagimeve të këtyre që ishin shqetësuar, shoqatave, urdhrit të psikologut, personazheve publike që kanë profile fake që keqpërdorin komunitetet fetare, ish-ambasadorëve shqiptarë në Amerikë të diskretituar nga SHBA se kanë vjedhur fondet e rindërtimit të godinave të Ambasadës, ku janë këta në lidhje me Mariglen Qaton që na kushton 25 mln euro. Vetëm një drejtor i Erion Veliaj na kushton 25 mln euro. Ku janë këta? Se i shoh shumë të qetë. Këta që u shqetësuan nga lufta ime pa etikë ndaj korrupsionit.Ku janë? Jam në pritje të reagimeve të tyre,"-tha Belind Këlliçi.
Sondazh
Gara për Tiranën, Këlliçi fton Veliajn në një debat: Krahasojmë edhe notat që kemi marrë në diplomë
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këll...
EKSKLUZIVE-FOTOT/ Vetëm në stol, ku ndodhet sonte Arben Ahmetaj
Arben Ahmetaj ITALI- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Dosja.al ka siguruar fotot të tij në aeroportin e Malp...
Meta: Mbështetje të plotë Këlliçit në luftën pa kompromis kundër korrupsionit në Bashkinë e Tiranës
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehu mbështetje të plotë për Belind Këlliç...
"14 maji"/ Takim mes shefave të misioneve të BE-së, Hohmann: Me rëndësi respektimi i standarteve ndërkombëtare
Takimi TIRANË- Shefat e Misioneve të Bashkimit Europian kanë zhvilluar ditën e sotme një takim ku ka qenë e pranishme edhe sh...
Ende s'janë kapur autorët! Zbardhja e vrasjes në Shëngjin, Çuçi përgëzon Policinë
Bledi Çuçi TIRANË- Teksa policia e shtetit ende nuk ka vënë në pranga asnjë person për vrasjen e Ardian Nikulaj...
Intervista për median italiane! BE me Shqipërinë, por pa Serbinë? Rama: Për mendimin tim, jo
Edi Rama ITALI- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin italian ‘Porta a Porta’. Në fjalë...
Policia në AKSION- Zbulohet kush e vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, janë përfshirë 7 persona
Ardian Nikulaj LEZHË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenti Ardian Nikulajt. Në vrasjen e biznesmen...
BIRN: Hasi zbrazet nga emigracioni, por fushata ngec tek akuzat për blerje vote
Foto ilustruese HAS- Në 18 prill, anëtarët e shtabit elektoral të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për ...
Kompania "5D"- Belind Këlliçi denoncon 'lidhjet nepotike' të Bashkisë Tiranë, si u dha leja e hotelit Mariglen Qatos: Fitoi 25 mln euro tendera
TIRANË- Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka denoncuar sot një rast ...
"Vartëse e qeverisë për VKM"/ Bardhi i përgjigjet Kushtetuese: Legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur Gjykatës Kushtetuese, pas reagimit ...
