Aktualitet

HAKMARRJE- Denoncoi partnerin për dhunë! Tre shqiptarët përndjekin dhe kërcënojnë ish-të dashurën e shokut

Policia ka dhënë tre paralajmërime për shqiptarët. Nëse të tre do të vijojnë përndjekjen do të merren zyrtarisht të pandehur dhe do të hetohen.

26 Prill 2023, 21:19 Nga A.B
HAKMARRJE- Denoncoi partnerin për dhunë! Tre shqiptarët
Policia

ITALI- Tre shqiptarë kanë përndjekur ish-të dashurën e shokut të tyre, e dhunuan dhe ofenduan publikisht para familjarëve.

Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në Ankona të Italisë. Gruaja kishte gjetur guximin të denonconte të dashurin për dhunën që kishte përjetuar nga miqtë e tij, në shenjë hakmarrjeje. Ata kishin filluar ta ndiqnin, ta trembnin dhe fyenin në rrjete sociale.

Policia ka dhënë tre paralajmërime për shqiptarët. Nëse të tre do të vijojnë përndjekjen do të merren zyrtarisht të pandehur dhe do të hetohen. E frikësuar, viktima iu drejtua Policisë së Shtetit, e cila nisi menjëherë veprimet për çështjen në fjalë./Dosja.al

shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll