26 Prill 2023, 20:32
Nga k.m.
Foto ilustruese
Duke filluar nga muaji maj, pacientët që kanë nevojë për koronarografi, angioplatike apo me urgjenca të tjera kardiake që vijnë nga Elbasani Durrësi, Korça dhe disa rrethina të Tiranës do të trajtohen ne shërbimin e hemondinamikës në ish-Sanatoriumin e Tiranës dhe jo më në qendrën spitalore universitare.
Ky shërbim funksionon të hënave 24 orë dhe gjatë javës nga ora 07.00 deri në orën 15:00.
“Kjo është një ndihmë e madhe qe i jepet komunitetit për pjesën lindore. Infarkti, sa më shpejt të mbërrijë pacienti në sallë, aq më mirë është dhe aq më shumë ndihmë i jepet. Një pacient që vjen nga Elbasani vjen për 20 minuta te ne. Sa më afër komuniteti aq më mirë është, do jepet një ndihmë goxha e madhe”– shprehet kardiologu Agron Meshi.
Por si do te orientohen pacientët për të marrë ndihmë mjekësore ne shërbimin e hemodinamikës në spitalin Shefqet Ndroqi?
“Çdo gjë do bëhet përmes urgjencës kombëtare. Shumica e pacientëve vijnë me ambulancën e urgjencës dhe ata do jenë koordinues mes nesh dhe QSUT. ne do të jemi në ndihmë të QSUT-së, do jetë edhe Fieri dhe Shkodran ë të njëjtën mënyrë. Urgjenca kombëtare do bëjë ndarjen e pacientëve dhe mënyrën e planifikimeve si do lëvizin pacientët”, -shton mjeku Agron Meshi.
Në spitalin Shefqet Ndroqi kryhen edhe ndërhyrje kirurgjikale ne zemër. Aktualisht kryhen deri ne 10 ndërhyrje në ditë./TopChannel
kirurgjia e zemres
Aktualitet
26 Prill 2023, 20:23
k.m.
Nertila Marku
TIRANË- Policia e Shtetit ka zbuluar se porositësi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhës është...
Aktualitet
26 Prill 2023, 20:18
k.m.
Edmond Haxhia
TIRANË- Edmond Haxhia është organizator, porositës dhe financues i vrasjes së biznesmenit që u vra një...
Aktualitet
26 Prill 2023, 20:03
A.B
Autori
TIRANË-Këto janë pamjet e tjera të vrasësit të Ardian Nikulajt, portugezit Ruben Saraiva. Në video shihet autori ...
Aktualitet
26 Prill 2023, 20:05
k.m.
Ardian Nikulaj, Klodian dhe Elton Lekstakaj
LEZHË- Gjakmarrja duket se është arsyeja e vërtetë e vrasjes së Ardian Nikulajt n...
Aktualitet
26 Prill 2023, 19:53
A.B
Momenti i vrasjes
TIRANË- Edmond Haxhia është organizatori, porositësi dhe financuesi i vrasjes së Ardian Nikulajt. Ai ishte kthye...
Aktualitet
26 Prill 2023, 19:20
A.B
Pjerin Ndreu
TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas zbardhjes së vras...
Aktualitet
26 Prill 2023, 18:58
A.B
Ardian Nikulaj
TIRANË- Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman janë të përfshir&eu...
Aktualitet
26 Prill 2023, 18:56
A.B
Elton Lekstakaj dhe Klodian Lekstakaj
TIRANË- Personat në foto janë Elton dhe Klodian Lekstakaj, personat që janë në gjak me ...
Aktualitet
26 Prill 2023, 18:49
k.m.
Ardian Nikulaj
TIRANË- Zbulohet emri i porositësit të vrasjes së Ardian Nikulajt. Edmond Haxhia, organizator, porositës dhe financ...
Aktualitet
26 Prill 2023, 18:38
A.B
LEZHË- Ky është anglezi i cili ruante lëvizjet e biznesmenit Ardian Nikulajt. Ky person, dyshohet se shërbente si informator për...