Aktualitet

'Portugez që flet shkodrançe ta marrsha! "/ U zbardh vrasja e Ardian Nikulajt, e afërmja e porositësit: Po ia rrasni të pafajshmëve!

Në reagimin e saj, Nertila Marku shkruan se e gjitha është e "montuar" kundër familjarëve të saj.

26 Prill 2023, 20:23 Nga k.m.
'Portugez që flet shkodrançe ta marrsha! "/ U zbardh
Nertila Marku

TIRANË- Policia e Shtetit ka zbuluar se porositësi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhës është Edmond Haxhia, për shkak të gjakmarrjes mes 2 fiseve. Pas publikimit të emrit të porositësit ka reaguar e afërmja e Edmond Haxhisë dhe e dy kushërinjve Lekstakaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Në reagimin e saj, Nertila Marku shkruan se e gjitha është e "montuar" kundër familjarëve të saj.

"Portugez qe flet shkodranshe ta marrsha! Bukur jeni tu ua rras te pafajshmeve! Vazhdoni se e keni mire! Shkoni vidhni motorra anej e ktej tek njerez te afterm,e ngjitujani atyne. Blini "deshmitare" dhe aktore per kamera nje vit rrjesht, improvizoni persona te ngjashem, blini vete karta telefoni angleze e shqiptare e shkruni mesazhe, pasi thyeni pa autorizime tjeret.Patjeter more, vrasjet me motora te vet i bajne njerezit, madje me letra ne emrin e vet. Naj histori tjeter, per Holliëood a keni?!,"-shkruan ajo në rrjetet e saj sociale.

Ardian Nikulaj, 50-vjeç, u vra me 7 plumb mesditën e 19 Prillit nga portugezi Ruben Saraiva. Ky person, u porosit dhe financua nga Edmond Haxhia për të kryer vrasjen e biznesmenit të njohur në zonë, i cili po konsumonte kafe brenda lokalit të tij. Saraiva nuk ishte personi i vetëm i punësuar nga Haxhia. Ky i fundit kishte punësuar edhe 4 persona të tjerë, britanikë: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996. Ai ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh dhe është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme. Njërit prej britanikëve është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit, duke ia përcjellë të gjitha informacionet Saraivës. Motivi i vrasjes është gjakmarrja. Përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra./Dosja.al

nertila marku vritet ardian nikulaj ardian nikulaj

Sondazh

Poll