Aktualitet

ME FOTO- Porositi dhe financoi vrasjen e Ardian Nikulajt, ky është Edmond Haxhia

Edmond Haxhia ishte kthyer në Shqipëri nga Angli prej disa muajsh, ku duket se po përgatiste "terrenin" për vrasjen e 50-vjeçarit. 

26 Prill 2023, 20:18 Nga k.m.
ME FOTO- Porositi dhe financoi vrasjen e Ardian Nikulajt, ky është
Edmond Haxhia

TIRANË- Edmond Haxhia është organizator, porositës dhe financues i vrasjes së biznesmenit që u vra një javë më parë në hotelin e tij në Lezhë, Ardian Nikulaj. Ky i fundit është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996. Haxhia ishte kthyer në Shqipëri nga Angli prej disa muajsh, ku duket se po përgatiste "terrenin" për vrasjen e 50-vjeçarit. 

Ardian Nikulaj, 50-vjeç, u vra me 7 plumb mesditën e 19 Prillit nga portugezi Ruben Saraiva. Ky person, u porosit dhe financua nga Edmond Haxhia për të kryer vrasjen e biznesmenit të njohur në zonë, i cili po konsumonte kafe brenda lokalit të tij. Saraiva nuk ishte personi i vetëm i punësuar nga Haxhia. Ky i fundit kishte punësuar edhe 4 persona të tjerë, britanikë: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996. Ai ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh dhe është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme.

Njërit prej britanikëve është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit, duke ia përcjellë të gjitha informacionet Saraivës. Motivi i vrasjes është gjakmarrja. Përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra./Dosja.al

edmond haxhia vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll