Aktualitet

VIDEO-Pamjet e reja, si autori i vrasjes së Nikulajt sillej rreth lokalit para ekzekutimit

Ai shihet teksa i afrohet hyrjes së biznesit të Nikulajt por në një moment ndal hapin dhe kthehet. Dyshohet se në këtë moment vrasësi ka parë njerëz dhe tentativa e parë për të ekzekutuar 51-vjeçarin ka dështuar. 

26 Prill 2023, 20:03 Nga A.B
VIDEO-Pamjet e reja, si autori i vrasjes së Nikulajt sillej rreth lokalit
Autori

TIRANË-Këto janë pamjet e tjera të vrasësit të Ardian Nikulajt, portugezit Ruben Saraiva. Në video shihet autori i cili sillet rrotull lokalit. 

Ai shihet teksa i afrohet hyrjes së biznesit të Nikulajt por në një moment ndal hapin dhe kthehet. Dyshohet se në këtë moment vrasësi ka parë njerëz dhe tentativa e parë për të ekzekutuar 51-vjeçarin ka dështuar. 

Më vonë ai është rikthyer sërish dhe ka kryer aktin, duke e thirrur fillimisht me emër Nikulajn dhe më pas ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë TT duke qëlluar 7 herë, 5 nga të cilat në trup dhe kokë. 

Dyshohet se porositësi i krimit dhe financuesi i vrasjes së Ardian Nikulajt është Edmond Haxhia./Dosja.al

vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll