Aktualitet

Zbulohet EMRI i porositësit të vrasjes së Ardian Nikulajt

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është djali i dajës së Elton Lekstekaj, fisit që është në hasmëri me Nikulajt. 

26 Prill 2023, 18:49 Nga k.m.
Zbulohet EMRI i porositësit të vrasjes së Ardian Nikulajt
Ardian Nikulaj

TIRANË- Zbulohet emri i porositësit të vrasjes së Ardian Nikulajt. Edmond Haxhia, organizator, porositës dhe financues i vrasjes që ndodhi një javë më parë në Lezhë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është djali i dajës së Elton Lekstekaj, fisit që është në hasmëri me Nikulajt. 

Ardian Nikulaj, 50-vjeç, u vra me 7 plumb mesditën e 19 Prillit nga portugezi Ruben Saraiva. Ky person, u porosit dhe financua nga Edmond Haxhia për të kryer vrasjen e biznesmenit të njohur në zonë, i cili po konsumonte kafe brenda lokalit të tij.  Saraiva nuk ishte personi i vetëm i punësuar nga Haxhia. Ky i fundit kishte punësuar edhe 4 persona të tjerë, britanikë: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996. Ai ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh dhe është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme. Njërit prej britanikëve është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit, duke ia përcjellë të gjitha informacionet Saraivës. Motivi i vrasjes është gjakmarrja. Përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra./Dosja.al

vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll