Aktualitet

Sulmi ndaj Top Channel, vrasja e Toshkësit dhe zhdukja e dy personave në Sarandë! Rrumbullaku: Po punojmë

Gazetarët kërkuan informacion edhe për disa çështje të tjera që janë ende 'të nxehta' në vend.

26 Prill 2023, 18:16 Nga A.B
Sulmi ndaj Top Channel, vrasja e Toshkësit dhe zhdukja e dy personave
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli ditën e sotme në një konferencë për mediat për të zbuluar detaje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt. Mirëpo, gazetarët kërkuan informacion edhe për disa çështje të tjera që janë ende 'të nxehta' në vend. Kështu, i pyetur për sulmin në Top Channel, për vrasjen e Stiven Toshkësit dhe për zhdukjen e dy personave në Sarandë, Rrumbullaku u shpreh se grupi hetimor po vijon ende punën.

Për personin që është shpallur në kërkim për vrasjen e Toshkësit, Rrumbullaku theksoi se po vijon puna për kapjen e tij. 

Pyetje-përgjigje:

Pyetje-Sulmi ndaj Top Channel?

Rrumbullaku: Po punojmë me të njëjtin impenjim për zbardhjen e ngjarjes.

Vrasja e Stiven Toshkëzit, Rrumbullaku: Hetimet janë drejt përfundimit, edhe personi në kërkim shumë shpejt do të vihet në prangat e Policisë.

Zhdukja e dy personave në Sarandë, Rrumbullaku: Do të flasim me fakte dhe prova, jemi në rrugën e mbarë të dokumentimit edhe të asaj ngjarje.

muhamet rrumbullaku

Sondazh

Poll