Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Rrumbullaku: Janë sekuestruar disa prova të vlefshme

Rrumbullaku tha se kanë hyrë në fazën e dytë të kapjes së autorëve të vrasjes së Ardian Nikulajt.

26 Prill 2023, 18:14 Nga A.B
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Rrumbullaku: Janë
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në konferencën për mediat bëri të ditur se janë 100% të bindur se kanë zbuluar identitetin e ekzekutorit, që sipas tyre është nga Portugalia. Më tej, ai tha se kanë hyrë në fazën e dytë të kapjes së autorëve të vrasjes së Ardian Nikulajt.

PYETJE- PËRGJIGJE:

Rrumbullaku: Jemi 100% të bindur me përcaktimin e ekzekutorit, është shtetas portugez. Sa i përket sigurimit të provave, iu garantojmë se kemi siguruar prova të plota dhe tashmë ne jemi në një fazë të dytë për kapjen e tyre. Kemi të bëjmë me vrasje me paramendim për gjakmarrje. Autorët pas krimit, kanë dalë jashtë vendit. Vrasës me pagesë? Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor është një grup i strukturuar kriminal.

A kanë qenë më parë vrasësit në Shqipëri?

Rrumbullaku: Do t'u lutesha që disa çështje t'ia lëmë grupit hetimor. Jemi të sigurtë në gjithçka që po transmetojmë në këtë konferencë për shtyp. Jemi në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë dhe mendojmë se kemi gjeneralitetet e sakta për identitetin e tyre. Kemi përcaktuar dhe kemi marrë masa për të parandaluar një gjakmarrje tjetër.

A ka pasur të shoqëruar nga fisi Palaj?

Rrumbullaku: Janë çështje hetimore.

vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll