Aktualitet

Sherr me hanxharë në mes të Pogradecit, klientët e dehur përplasen me pronarët e 'fast-food'

Në ngjarje janë përfshirë 5 persona, 3 të dehur dhe 2 vëllezër pronarë të fast food-it.

26 Prill 2023, 18:12 Nga A.B
Sherr me hanxharë në mes të Pogradecit, klientët e dehur
Sherri

POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të qytetit të Pogradecit. Një sherr me hanxharë e shkopinj, mes disa personave ka ndodhur në afërsi të agjencisë në qytetin liqenor. Në ngjarje janë përfshirë 5 persona, 3 të dehur dhe 2 vëllezër pronarë të fast food-it.

Personat e dehur me alkool kanë qenë brenda në fast food, ndërsa pronarët i kanë kërkuar që të dalin jashtë, aty më pas është agravuar situata. Në këtë moment njëri prej tyre ka marrë në dorë një nga thikat që përdoret për të prerë mishin, duke kërcënuar personat e dehur.

Nuk dihet nëse Policia ka arrestuar ndonjë nga personat e përfshirë në konflikt./Dosja.al

sherr ne pogradec

Sondazh

Poll