26 Prill 2023, 17:22
Nga A.B
Makina
TIRANË- Personi që ekzekutoi me 7 plumba mesditën e 19 prillit Ardian Nikulaj është shtetas portugez. Raportohet se ky person është larguar nga pika kufitare e Kapshticës.
Nga ana tjetër, anglezi dyshohet se ka qenë në rolin e ndihmësit. Policia e Shtetit njoftoi pak çaste më parë, se në orën 17:45 minuta, do të dalë në një konferencë për shtyp për këtë ngjarje, ku pritet të zbulohen më shumë detaje.
SI NDODHI VRASJA?
Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.
Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se autoritetet kanë rënë në gjurmë të dy automjeteve që mund të jenë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendngjarja, pas ikjes me motor./Dosja.al
vritet ardian nikulaj
Aktualitet
26 Prill 2023, 16:56
k.m.
Dritan Rexhepi
EKUADOR- “Mbreti i kokainës”, siç njihet shqiptari Dritan Rexhepi, i njohur ndryshe si Lulëzim Murati ka pë...
Aktualitet
26 Prill 2023, 16:56
k.m.
Muhamet Rrumbullaku
TIRANË- Në orën 17:45, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i P&e...
Aktualitet
26 Prill 2023, 16:56
A.B
Pallati dhe Ardian Nikulaj
TIRANË- Ky është pallati ku u fsheh vrasësi i Ardian Nikulajt në Shëngjin, pak para se të kry...
Aktualitet
26 Prill 2023, 16:31
A.B
Fetie Kasa
TIRANË- Fetie Kasaj, inspektorja e skuadrës 'Shqiponja' në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, ka dhënë...
Aktualitet
26 Prill 2023, 16:25
k.m.
Ardian Nikulaj
LEZHË- Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin duket se po zbardhet. Detaje të reja janë mësuar lidhur me autorin...
Aktualitet
26 Prill 2023, 15:42
k.m.
Suel Çela
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendim...
Aktualitet
26 Prill 2023, 15:42
A.B
Ardian Nikulaj
TIRANË- Policia ka shpallur në kërkim 5 persona, të cilësuar si pjesëtarë të një grupi të ...
Aktualitet
26 Prill 2023, 15:05
A.B
Policia
SHKODËR- Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodës pasi u në një lokal duke thyer kë...
Aktualitet
26 Prill 2023, 14:46
A.B
Policia
KRUJË- Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar i cili rezulton të jetë i dënuar me 5 vjet burgi...
Aktualitet
26 Prill 2023, 14:40
I.A
Policia
POGRADEC- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec mes dy të rinjëve. Mësohet se një 22-vjeçar...