Aktualitet

FOTO/ Ky është pallati në ndërtim ku u fsheh vrasësi i Ardian Nikulajt

Autori dyshohet se ka qëndruar për disa orë në këtë pallat, para se të nisej drejt ambienteve të lokalit në pedonale, në pronësi të të ndjerit Nikulaj, rrobat e tij janë gjetur në Gjadër.

26 Prill 2023, 16:56 Nga A.B
FOTO/ Ky është pallati në ndërtim ku u fsheh vrasësi i
Pallati dhe Ardian Nikulaj

TIRANË- Ky është pallati ku u fsheh vrasësi i Ardian Nikulajt në Shëngjin, pak para se të kryente krimin. 'Euroneës' ka siguruar foton e këtij pallati në ndërtim, ku sipas tyre ka qëndruar për disa orë, para se të nisej drejt ambienteve të lokalit në pedonale, në pronësi të të ndjerit Nikulaj, rrobat e tij janë gjetur në Gjadër.

Autori dyshohet se është me origjinë nga Shkodra e është përafërisht 30 ose 40-vjeç.

FOTO/ Ky është pallati në ndërtim ku u fsheh vrasësi i
Pallati

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se autoritetet kanë rënë në gjurmë të dy automjeteve që mund të jenë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendngjarja, pas ikjes me motor./Dosja.al

vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll