Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin/ Motori i autorit u furnizua me karburant, shoqërohet në polici punonjësi i karburantit: Ishte i huaj!

Ndërsa sa i përket motorit të përdorur ditën e vrasjes, ai dyshohet është blerë nga një vajzë në Shkodër.

26 Prill 2023, 16:25 Nga k.m.
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin/ Motori i autorit u furnizua me
Ardian Nikulaj

LEZHË- Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin duket se po zbardhet. Detaje të reja janë mësuar lidhur me autorin e vrasjes. e gjitha për shkak të mjetit që ai ka përdorur ditën e krimit. Motori i autorit u furnizua me karburant në aksin Lezhë-Shkodër, ndaj për të mësuar më shumë rreth tij është shoqëruar në Policinë e Shtetit punonjësi i karburantit, i cili komunikoi me drejtuesin e motorit. Sipas tij, drejtuesi i motorit ishte i veshur si autori dhe ka folur në gjuhë të huaj me punonjësin e karburantit. 

Ndërsa sa i përket motorit të përdorur ditën e vrasjes, ai dyshohet është blerë nga një vajzë në Shkodër.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja. Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se autoritetet kanë rënë në gjurmë të dy automjeteve që mund të jenë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendngjarja, pas ikjes me motor.

ardian nikulaj vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll