Aktualitet

Në kërkim se porositi vrasje, rrëzohet kërkesa e Suel Çelës për ndryshim të masës së sigurisë

Trupa gjykuese ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të 17 majit të vitit 2022 ku për Suel Çelën caktohet masa e sigursë “arrest me burg”.

26 Prill 2023, 15:42 Nga k.m.
Në kërkim se porositi vrasje, rrëzohet kërkesa e Suel
Suel Çela

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin ndaj ankimit të Suel Çelës, i cili ka kërkuar një masë më të butë sigurie. Kjo pasi Çela nga arratia kërkoi rrëzimin e vendimit për masën e arrestit me burg ndaj tij, duke kërkuar një masë tjetër. Por trupa gjykuese ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të 17 majit të vitit 2022 ku për Suel Çelën caktohet masa e sigursë “arrest me burg”.

VENDIMI:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Daniela Shirka, sot më datë 26.04.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 75 akti, datë 18.04.2023 regjistrimi, me objekt “1.Informacion prej organit të hetimit përpara Gjykatës që ka caktuar masën mbi hetimet e kryera deri në datën e gjykimit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 2.Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar me vendimin nr. 42, datë 17.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim M. (S.) L. (Ç.), ndaj vendimitnr. 80, datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi: – Miratimin e vendimit nr. 80, datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Suel Çela akuzohet edhe se ka porositur një prej katër atentateve të dështuara për vrasjen e Elton Kilës, të njohur ndryshe si Oti. Emri i Suel Çelës doli pas zbërthimit të Nuredin Dumanit. Me arrestimin e këtij të fundit dhe të mikut të tij, Henrik Hoxhaj u zbërthyen një sërë vrasjesh e atentatesh, mes tyre dhe ato që ishin përgatitur për Mashën e Otin.

Lulzim Masha u shpëtoi plumbave në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë teksa udhëtonte me mjetin e tij tip “Mercedes Benz”, të llojit ML. Drejt tij u qëllua disa herë nga personi që tashmë është vënë në pranga, Skerdi Tase, por asnjë nga plumbat nuk e kapi. Ngjarja e mbyll me vetëm dëme materiale në mjetin e Mashës. Vetë ky i fundit dëshmoi se nuk kishte konflikte me askënd, por Dumani tregoi se kishte marrë udhëzime nga Çela për organizimin e atij atentati dhe të një tjetri të zhvilluar në Elbasan për eliminimin e Elton Kilës. Ky i fundit u ka shpëtuar katër atentateve.

suel cela gjkko

Sondazh

Poll