Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, shpallen në kërkim 5 persona

Policia ka identifikuar një vajzë që ka blerë motorin që është përdorur për ngjarjen kriminale.

26 Prill 2023, 15:42 Nga A.B
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, shpallen në kërkim 5 persona
Ardian Nikulaj

TIRANË- Policia ka shpallur në kërkim 5 persona, të cilësuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal për vrasjen e Ardian Nikulajt. 'News24', policia ra në gjurmët e të dyshuarve pas gjetjes së disa rrobave që besohet se janë përdorur nga autori i ngjarjes, ndërsa shtoi se po ashtu pjesë e grupit kriminal janë edhe shtetas të huaj.

Gjithashtu bëhet me dije se policia ka identifikuar një vajzë që ka blerë motorin që është përdorur për ngjarjen kriminale.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se autoritetet kanë rënë në gjurmë të dy automjeteve që mund të jenë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendngjarja, pas ikjes me motor.

vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll