Aktualitet

Detyroi një vajzë që të drogohej dhe shiti drogë me të, arrestohet 29-vjeçari në Krujë

Arbis Shuma, në vitin 2020, nxiti një grua për të përdorur lëndë narkotike, si dhe sepse shiti në bashkëpunim me të tjerë, sasi të këtyre lëndëve.

26 Prill 2023, 14:46 Nga A.B
Detyroi një vajzë që të drogohej dhe shiti drogë me
Policia

KRUJË- Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar i cili rezulton të jetë i dënuar me 5 vjet burgim. Arbis Shuma, në vitin 2020, nxiti një grua për të përdorur lëndë narkotike, si dhe sepse shiti në bashkëpunim me të tjerë, sasi të këtyre lëndëve.

29-vjeçari është dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi në vitin 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka nxitur një shtetase, për të përdorur lëndë narkotike, si dhe ka qenë i implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Shima iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale./Dosja.al

arbis shima

Sondazh

Poll