Aktualitet

Plas grushti në Pogradec, i riu qëllon me dorezë 30-vjeçarin në kokë

Mësohet se një 22-vjeçar ka qëlluar me përforcues grushti 30-vjeçarin.

26 Prill 2023, 14:40 Nga I.A
Plas grushti në Pogradec, i riu qëllon me dorezë
Policia

POGRADEC- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec mes dy të rinjëve. Mësohet se një 22-vjeçar ka qëlluar me përforcues grushti 30-vjeçarin. Sherri me tyre ka ndodhur për një konflikt me motive të dobta. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar në kokë, me një përforcues grushti, një 30-vjeçar. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, iu gjet një thikë dhe një sasi e vogël më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me përforcuesin e grushtit.

sherr mes te rinjeve ne pogradec

Sondazh

Poll