Aktualitet

EMRI/ U kap në 'shtëpi bari', dënohet me 20 muaj burg 19-vjeçari shqiptar në Angli

Sipas prokurorit Mark Thomas, oficerët e policisë kishin shkuar në adresë për të arrestuar një person tjetër.

26 Prill 2023, 14:34 Nga I.A
EMRI/ U kap në 'shtëpi bari', dënohet me 20 muaj burg
Mariglen Luka

ANGLI- Një adoleshent shqiptar është dënuar të hënën me 20 muaj burg, pasi u shpall fajtor për prodhimin e lëndëve narkotike. 19-vjeçari Mariglen Luka u arrestua brenda një “shtëpi bari” në Leeds më 6 mars të këtij viti. Sipas prokurorit Mark Thomas, oficerët e policisë kishin shkuar në adresë për të arrestuar një person tjetër. 

Fillimisht, Luka tentoi të ikte nga dera e pasme, por më pas ndryshoi mendje dhe hapi derën, duke lejuar oficerët të bënin kontroll. Aty gjetën 52 bimë kanabis dhe matësi i energjisë elektrike ishte i dëmtuar. Gjatë marrjes në pyetje në komisariat, u raportua se Luka pranoi se jetonte në pronë dhe kujdesej për bimët. Ai zbuloi se kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me një kamion nga Belgjika vetëm 8 ditë para arrestimit të tij.

 Ashtu si shumë të rinj shqiptarë që emigrojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, Luka tha se kishte një borxh prej 16,000 £ për t'u paguar njerëzve që e kishin lehtësuar hyrjen e tij në vend. Ai gjithashtu i tha policisë se trafikantët e kishin dërguar drejtpërdrejt në shtëpinë e rritjes.

mariglen luka

Sondazh

Poll