Politike

GJK me 2 standarde/ PD-së i kërkon autorizim nga 28 deputetë, Kokonën e njeh vetëm me firmën e Ramës

Gazment Bardhi tha se përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elida Kokona nuk kishte një autorizim nga qeveria, por vetëm nga kryeministri Edi Rama.

26 Prill 2023, 14:17 Nga F.M
GJK me 2 standarde/ PD-së i kërkon autorizim nga 28 deputetë,
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese u kërkoi deputetëve të Partisë Demokratike që të paraqesin një autorizim se pranojnë të përfaqësohen nga avokati Marash Logu, gjatë shqyrtimit të kërkesës së tyre. Sipas BË, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u shpreh se në mungesë të këtij autorizimi, zhvillimi normal i seancës mund të bëhet edhe me prezencën e të gjithë deputetëve firmëtarë.

Por, sipas PD-së, kjo kërkesë është një manovër për të zgjatur më shumë zvarritjen e procesit. Vetë deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elida Kokona nuk kishte një autorizim nga qeveria, por vetëm nga kryeministri Edi Rama.

Përse u kërkohet kjo gjë deputetëve? A është ky një standart i dyfishtë?

gjykata kushtetuese padia per konfiskimin e kullave

Sondazh

Poll