Politike

“Ramën e pret fundi”, Berisha thirrje mediave: Mos pranoni në studio asnjë kandidat që refuzon ballafaqimin

Berisha theksoi se diskutimet nuk janë më pjesë e ekraneve tona.

26 Prill 2023, 14:01 Nga m.s
“Ramën e pret fundi”, Berisha thirrje mediave: Mos pranoni
Sali Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Berisha i ka kërkuar kryeministrit Rama ballafaqim publik, duke ia bërë të qartë se është minimumi për të respektuar detyrimin që ka ndaj qytetarëve. Ish-kryeministri i është drejtuar mediave, duke apeluar që të mos pranojnë në studio asnjë kandidat për qeveritar vendor, që refuzojnë ballafaqimin me kundërshtarin. Berisha theksoi se diskutimet nuk janë më pjesë e ekraneve tona. Me tone të ashpra, Berisha shigjeton kreun e qeverisë, se nuk ka guxim që të përballet me të. Kjo sipas tij është për një sërë arsyesh duke nisur nga gjobat në arbitrazh, të cilat mund të arrijnë në 1.6 miliardë euro, e deri tek tenderat e familjes së tij.

Fjala e Berishës

Jam këtu gjithashtu për t’u bërë thirrje medieve, të mos pranojnë në studio asnjë kandidat për qeveritar vendor që refuzon ballafaqimin me kundërshtarin.
Ballafaqimi me kundërshtarin është detyrim madhor moral përpara qytetarëve.
Ky ballafaqim, jo që nuk ka njohur zhvillime pozitive, por është zhdukur nga ekranet tona.
Njeriu që vrau ballafaqimin është Edi Rama. Atij nuk ia mban të ballafaqohet me Sali Berishën, se e di se si del nga ai ballafaqim.
Atij nuk ia mban të vijë në studio dhe t’ia rreshtoj një nga një veprat e rënda penale.
Atij nuk ia mban të vijë në studio dhe t’ia numëroj gjobat e tmerrshme në arbitrazh që mund të arrijnë në 1.6 miliardë euro.
Atij nuk ia mbën të vijë në studio dhe t’ia numëroj të gjithë tenderat e familjes së tij, të vëllait, thjeshtrës dhe baxhanakut të tij.
U bëj thirrje medieve të mos pranojnë asnjë njeri në studio që nuk është i gatshëm për ballafaqim.
Unë e kuptoj se kjo do ketë ndikim në aktivitetin e studiove, por kjo do i nderojë studiot dhe do i lartësojë ato shumë më tepër.
Sikundër kërkoj nga kandidatët e PD-së, që të jenë të hapur ndaj medieve, cilitdo që do të ndjekë veprimtarinë e tyre elektorale.
Ftoj kandidatët e PD-së të përgatiten për debate, qoftë në sheshet e qyteteve, qoftë në sallat e qyteteve, qoftë në studio televizive me rivalët e tyre. Ftoj shoqërinë civile të ndikojë me të gjithë potencialin e saj në inkurajimin e debateve mes rivalëve.
Edi Rama, të duket se është në lojën e fundit të tij politike dhe ka mbyllur çdo lloj transparence.
E pret fundi që meriton./Dosja.al

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll