Politike

Posteri i Këlliçit, Berisha: Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë jo gishtin, por shumë herë më tepër. Ku ishin kur Rama diskreditonte gratë?

Kreu i Partisë Demokratike shtoi se të gjithë ata që kanë dalë kundër Këlliçit, duhet të kishin reaguar kur kryeministri Edi Rama diskreditonte gratë në Kuvend. 

26 Prill 2023, 13:40 Nga F.M
Posteri i Këlliçit, Berisha: Ata që vjedhin qytetarët,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar debatin e hapur për posterin e bërë nga Belind Këlliçi, i cili shfaqej duke treguar gishtin e tij të mesit, për të treguar mënyrën se si po lufton korrupsionin. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se posteri nuk ka asgjë të keqe në vetvete, pasi sipas tij, ata që vjedhin qytetarët, meritojnë shumë më tepër. Kreu i Partisë Demokratike shtoi se të gjithë ata që kanë dalë kundër Këlliçit, duhet të kishin reaguar kur kryeministri Edi Rama diskreditonte gratë në Kuvend. 

Deklarata e Berishës: 

Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë jo gishtin, por shumë herë më tepër. Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë çdo formë diskreditimi. Ata që vjedhin qytetarët dhe mbrohen nga Edi Rama dhe drejtësia e tij, atë e kanë pak. Meritojnë çdo gjë tjetër. Çdo njeri duhet të marrë parasysh, një njeri ka imagjinatën e vet dhe shprehjen e vet. Po të isha unë, ku e di ç’mund të zgjidhja unë. Ajo më duket pak bile, të them të vërtetën. Dënoj me ashpërsinë më të madhe manipulimin mediatik të atyre mafiozëve që flasin në emër të myftive, anonimë. Dënoj ndërhyrjen e George Soros dhe parave të tij në fushatë, sepse rrjeti i organizatave të Sorosit, pasi e sheh se Erion Veliaj po përfundon aty ku e meriton, po hiqet si i revoltuar. Erion Veliaj është i përfunduar. Përdorimi i parave të Sorosit nga këto organizata, nga ndërhyrja e tyre kriminale në fushatë elektorale, është e dënueshme. Ku ishin këta kur Edi Rama përdori fjalorin më të paimagjinueshëm në parlamentin shqiptar ndaj grave? E tëra është një zhurmë e turpshme elektorale. Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë më shumë se aq.

Posteri u kritikua mjaft nga maxhoranca që e kosnideronin në turp mënyrën se si i zgjedhuri i kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kishte zgjedhur tu prezantohej qytetarëve. Edhe sot, kryeministri Edi Rama e komentoi dhe tha se posterat ishin një turp.

sali berisha

Sondazh

Poll