Aktualitet

Moti i keq me erë të fortë, kapiteneria: Evitoni lundrimin jashtë Gjirit të Vlorës

Ndaj autoritetet u kanë kërkuar mjeteve të vogla dhe anijeve te peshkimit, të evitojnë lundrimin jashtë Gjirit të Vlorës.

26 Prill 2023, 13:17 Nga m.s
Moti i keq me erë të fortë, kapiteneria: Evitoni lundrimin
Foto ilustruese

VLORE- Kapiteneria e Vlorës ka apeluar që të evitohet lundrimi jashtë Gjirit të Vlorës, kjo për shkak të motit të keq që ka ‘mbërthyer’ qytetin bregdetar. Aktualisht nuk ka pezullim për lundrim brenda Gjirit të Vlorës, por situata paraqitet problematike jashtë saj. Ndaj autoritetet u kanë kërkuar mjeteve të vogla dhe anijeve te peshkimit, të evitojnë lundrimin jashtë Gjirit të Vlorës.

Ndërkaq, është konfirmuar se nuk ka tragete për t’u nisur drejt Italisë, për shkak se sipas grafikut të parashikuar, sot është ditë pushimi.

E ndërsa në Durrës situata ka qenë e rënduar. Moti i keq dhe me erë të fortë ka sjellë vonesa në nisjen e trageteve nga porti Durrësit drejt Italisë. Dy tragetet me nga 750 pasagjerë janë nisur me 5 orë vonesë, njëri rreth orës 03:15 dhe tjetri në 04:00 të mëngjesit të sotëm./Dosja.al

kapiteneria vlore

Sondazh

Poll