Aktualitet

Dy të rinj në pranga, njëri shkeli masën “arrest në shtëpi”, tjetri aksidentoi të miturën

Kjo e fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e bluzave të bardha.

26 Prill 2023, 13:12 Nga m.s
Dy të rinj në pranga, njëri shkeli masën “arrest
Foto ilustruese

TIRANË- Një 22-vjeçar i cili shkeli masën e arrestit dhe një 24-vjeçar i cili aksidentoi një të mitur janë arrestuar nga blutë e Tiranës. Komisariati i Policisë Nr.2., arrestoi shtetasin me inicialet E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi shkeli masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Në pranga ka rënë edhe i riu me inicialet J. Gj., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin tip "Range Rover", aksidentoi një 17-vjeçare. Kjo e fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e bluzave të bardha.

NJOFTIMI NGA POLICIA TIRANË
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin J. Gj., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin tip "Range Rover", ka aksidentuar një të mitur 17-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Dosja.al

aksident ne tirane

Sondazh

Poll