Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ahmetajt, mbetet në fuqi sekuestroja e vilave të ish-gruas dhe bashkëjetueses në Hamallaj

Ahmetaj e ankimoi vendimin duke shtuar se të dy janë detyruar që të jetojnë në një banesë me qira së bashkë me fëmijën, pasi nuk kanë shtëpi tjetër.

26 Prill 2023, 12:56 Nga F.M
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ahmetajt, mbetet në fuqi
Arben Ahmetaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi sekuestron e vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për dy vilat e ish-gruas Albina Mançka dhe partneres së ish-ministrit Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha. Në vendim bëhet me dije se Apeli i GJKKO-së e ka rrëzuar ankimin e deputetit të Partisë Socialiste. 

Ahmetaj e ankimoi vendimin duke shtuar se të dy janë detyruar që të jetojnë në një banesë me qira së bashkë me fëmijën, pasi nuk kanë shtëpi tjetër. Më 3 prill, ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ankimoi në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar masën e sekuestros që SPAK i vuri mbi dy pasuri të paluajtshme.

Dy objektet janë në emër të ish-gruas dhe bashkëjetueses aktuale të Ahmetajt dhe janë sekuestruar nga SPAK pasi Ahmetaj është në hetim për shpërdorim detyre, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Në kërkesën e tij në GJKKO, ish-ministri e quajti masën e sekuestros të paligjshme. 

Vendimi i Gjykatës:

GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari DhimitĽr Lara, sot më datë 26.04.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 70 akti, datë 12.04.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit E.H., E.D., kundër vendimit nr. 137 datë 23.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi pasuritë e paluajtshme. Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: - Miratimin e vendimit nr. 137, datë 23.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për ankuesit znj. EH. Dhe znj. E.D..

arben ahmetaj

Sondazh

Poll