Aktualitet

Sulmohet Zhaklin Lekatari? Mediat nxjerrin fotot, policia: E pavërtetë

Ngjarja vjen vetëm një ditë pas debateve të forta që u zhvillua në ‘primen’ e Big Brother një natë më parë.

26 Prill 2023, 12:16 Nga F.M
Sulmohet Zhaklin Lekatari? Mediat nxjerrin fotot, policia: E pavërtetë
Zhaklin Lekatari

TIRANË- Opinionistja Zhaklin Lekatari ka rënë pre e një sulmi sot. Persona të paidentifikuar kanë gjetur mjetin e Lekatarit në një nga parkingjet tek stadiumi Dinamo. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryhen hetime. Ngjarja vjen vetëm një ditë pas debateve të forta që u zhvillua në ‘primen’ e Big Brother një natë më parë. Në fotot e publikuara nga JOQ, Lekatari shihet tesa ngushëllohet nga një mikeshë e saj.

Disa orë pas raortimit, policia mohoi të kishte ndodhur një ngjarje e tillë. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit "Dinamo", ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.

zhaklin lekatari

Sondazh

Poll