Aktualitet

SPAK nuk dorëzohet, bën rekurs në Gjykatën e Lartë për Etleda Çiftjan, komisionerja e Vettingut mori pafajësi në dy shkallët e gjyqësorit

Tashmë çështja kalon në Gjykatën e Lartë dhe relator është caktuar Sandër Simoni.

26 Prill 2023, 11:56 Nga F.M
SPAK nuk dorëzohet, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Etleda Çiftja

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka anikumuar vendimin që i dha pafajësinë komisioneres së Vettingut, Etleda Çiftja e cila mori pafajësi në të dyja shkallet e gjyqësorit. Tashmë çështja kalon në Gjykatën e Lartë dhe relator është caktuar Sandër Simoni.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi më 12 shtator dënimin me 18 muaj burgim për Etleda Çiften, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, një nga organet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në akuzën e Deklarimit të rremë e fshehjes së pasurisë, si dhe të Falsifikimit të dokumenteve. 

Çiftja u akuzua se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie. Ajo mori pafajësinë nga GJKKO.

etleda ciftja

Sondazh

Poll