Aktualitet

Bënin ‘namin’ me vjedhjet në Kavajë, një në pranga e një në kërkim

Të rinjtë rezultojnë të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Ata dyshohet se kanë vjedhur tre biçikleta, një motoçikletë, sende të ndryshme në disa banesa dhe në një dyqan. 

26 Prill 2023, 11:23 Nga m.s
Bënin ‘namin’ me vjedhjet në Kavajë, një në
Foto Ilustruese

KAVAJË- Dy të rinj të moshës 27-vjeç, gjatë muajve mars dhe prill, kanë kyer 10 vjedhje të ndryshme. Për rrjedhojë, policia njofton se ka arrestuar një person me inicialet A. S., 27 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër me inicialet D. B., 27 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Të rinjtë rezultojnë të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Ata dyshohet se kanë vjedhur tre biçikleta, një motoçikletë, sende të ndryshme në disa banesa dhe në një dyqan. 

Uniformat kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet, çelësa të ndryshëm, dy aparate celulare, bizhuteri dhe sende të ndryshme të dyshuara të vjedhura, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Njoftimi:

Operacioni policor i koduar "Repeat"/U vu në pranga 1 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, të dy përsëritës për vjedhje. Zbardhen 10 raste të vjedhjeve të ndryshme. Sekuestrohen një automjet, çelësa të ndryshëm, dy aparate celulare, bizhuteri dhe sende të ndryshme të dyshuara të vjedhura, si dhe një sasi kokaine.  

policia e kavajes

Sondazh

Poll