Aktualitet

Moti i keq ndal tragetet, mbi pesë orë vonesa në linjën Durrës-Bari

Dy tragetet me 750 pasagjerë në bordet e tyre kanë pritur rënien e shpejtësisë së erës dhe janë nisur me të paktën 5 orë vonesë.

26 Prill 2023, 11:19 Nga m.s
Moti i keq ndal tragetet, mbi pesë orë vonesa në linjën
Traget

DURRËS- Moti i keq ka shkaktuar vonesa për lundrimin e trageteve të linjës Durrës-Bari. Siç raportohet, kapiteneria e portit detar të Durrësit ka njoftuar se era e fortë me drejtim veri-perëndim dhe deti me forcë mbi 6 ballë shkaktoi probleme me nisjen e trageteve gjatë mbrëmjes së kaluar.

Dy tragetet me 750 pasagjerë në bordet e tyre kanë pritur rënien e shpejtësisë së erës dhe janë nisur me të paktën 5 orë vonesë, njëri rreth orës 03:15 dhe tjetri në 04:00 të mëngjesit të sotëm. Edhe sektori i peshkimit ka patur probleme, duke pezulluar përkohësisht aktivitetin.

autoriteti portual

Sondazh

Poll