Aktualitet

Shkaktoi aksidentin e djeshëm në Tiranë, arrestohet 22-vjeçari që përndiqte të renë

Mësohet se i riu në momentin që shkaktoi aksidentin me dy makina dhe një motor, po përndiqte një 22-vjeçare.

26 Prill 2023, 09:48 Nga I.A
Shkaktoi aksidentin e djeshëm në Tiranë, arrestohet
Policia

TIRANË- 22-vjeçari që shkaktoi aksidentin e frkshëm ditën e djeshme në Tiranë është vënë në pranga. Mësohet se i riu në momentin që shkaktoi aksidentin me dy makina dhe një motor, po përndiqte një 22-vjeçare. Por pas denoncimit të të resë, ai ka rënë në pranga. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë I mori celularin një shtetaseje dhe e përndiqte atë, vihet në pranga 22-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 22 vjeçe, se një shtetas i kishte marrë aparatin celular dhe e shantazhonte vazhdimisht, për motive të dobëta, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Në vijim të veprimeve është kapur dhe arrestuar shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. A. i kishte marrë aparatin celular, 22-vjeçares, të cilën e përndiqte dhe e shantazhonte vazhdimisht, për motive të dobëta. Gjithashtu, 22-vjeçari, duke qarkulluar me automjet, ka përplasur dy automjete dhe një motomjet, me pasojë dëme materiale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe automjeti i 22-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll