Politike

Rama 'demaskon' propagandën e Veliajt: Ai do 7 prozhektorë dhe diell për të mbjellë pemë

Pas fjalimit, në momentin kur do mbilleshin pemët, Rama tha se Erioni i Divjakës (Erion Braçe) punon edhe natën, ndryshe nga adashi i Tiranës.

25 Prill 2023, 20:39 Nga k.m.

Rama 'demaskon' propagandën e Veliajt: Ai do 7 prozhektorë
Edi Rama

DIVJAKË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama vijoi fushatën elektorale para zgjedhjeve të 14 majit në Divjakë. Në fund të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka "demaskuar" pa dashje edhe kandidatin për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Pas fjalimit, në momentin kur do mbilleshin pemët, Rama tha se Erioni i Divjakës (Erion Braçe) punon edhe natën, ndryshe nga adashi i Tiranës. Madje shkoi edhe më tej duke u shprehur se Veliaj kishte nevojë për kamera e prozhektorë për të treguar "punën".

"Ne do vazhdojmë çik se janë disa pemë për të mbjellë se Erioni mbjell pemë dhe natën. Nuk është si ai Erioni tjetër në Tiranë që do 7 prozhektorë bashkë me diellin për të mbjellë pemë. Ky mbjell edhe natën pa njeri fare. Nuk i rri rehat ajo,"-tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Duke zbuluar kështu edhe propagandën e Veliajt, edhe pse nuk është hera e parë që e bën. Edhe në nisjen e fushatës, kur në Tiranë po mbilleshin pemë, disa herë duke qeshur Rama i kërkoi kamerave që të shkonin tek Veliaj për ta pasqyruar në media.

edi rama edi rama ne divjake divjake

Sondazh

Poll