25 Prill 2023, 20:17
Nga A.B
Takimi
SHIJAK-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ishte i pranishëm sot në Shijak, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Rezart Tusha hodhi akuza edhe për Qeverinë.
Berisha tha se Rama paguan nga 22 milionë euro për udhëtime me charter me dhomë gjumi dhe 4 milionë euro për një vazo të vendosur në Kryeministri. Kryedemokrati tha se burri i ministres, si investitor strategjik, merr me 1 euro pasuritë përrallore në bregdet, ndërkohë që sipas tij, një biznesmen i ndershëm duhet të paguajë qindra euro për metër katror.
“Këto zgjedhje në 14 maj janë jetike, jo vetëm për vendosjen e një njeriu të ndershëm, që do të ndryshojë Shijakun, por janë jetike për të rikthyer pluralizmin në Shqipëri. Kandidatët e qytetarëve kudo do t’i japin fund pushtetit të tij monist. Do t’i japin fund pushtetit të një njeriu. Çdo qytetar ta ketë të qartë se zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës sonë. Me votën tonë ne kemi mundësi të rikthejmë pluralizmin. T’i vemë kufirin ku e meriton një desporti që nuk njeh asnjë ligj, moral apo rregull. Ne kemi një dashuri për këtë vend, për familjen tonë.
14 maji është një votë për të ardhmen e këtij vendi. 80 % e shqiptarëve që janë larguar janë të rinj, nën moshën 30 vjeç. Ne kemi humbur një gjeneratë të rinjsh. Në 14 maj ne rikthejmë shpresën. Do të bëjmë gjithçka që ata që janë larguar të kthehen në Shqipëri. Shqipëria është një lloj parajse në tokë. Nuk ka vend të ketë pasuritë e saj. Pasuritë e Shqipërisë janë kthyer në mallkim. Sepse biznesmenët e Shijakut që krijuan këtu ndër bizneset më të suksesshme të vendit, u gjendën para një vërshimi të kontrabandës, të prodhimeve me subvencion të Serbisë.
Dhe ecën drejt një falimentimi të dhimshëm. Investitori strategjik burri i ministres merr me 1 euro pasuritë përrallore në bregdet. Kurse biznesmeni i ndershëm, nëse do të ndërtojë diçka në bregdet, detyrohet ta blejë 200-300 euro metrin katror. Ai që e ka marrë me 1 euro nuk paguan as TVSH asnjë taksë, ndërsa biznesmeni i ndershëm mbytet në taksa. Nuk ka shance të konkurrojë. Të rinjtë ikin se dara e varfërisë shtrëngohet gjithmonë e më shumë në familjet shqiptare.
Statistika e Bankës Botërore tregoi se vetëm 20 % e atyre që meritojnë ndihmë ekonomike, e merrnin atë nga qeveria. Edi Rama po gënjen kudo sot, pas 8 vitesh që ngriu rrogat dhe çmimet u rritën në mënyrë të pandërprerë. Vetëm nga vjet deri në sivjet ka shpenzuar për ushqimet 430 mijë lekë më shumë në vit. Kurse ai shëtit me avion me dhomë gjumi lukzose 22 milionë euro.
Blen vazo druri 4 milionë euro për të çlodhur sytë. Rikonstrukton shkolla me 7 milionë euro. Bashkiaku i tij Veliaj thotë se ka mbjellë 1 milionë pemë. Ka vjedhur çmimin e 1 milionë fidanëve. Ka blerë pishën 5500 euro. Kjo vjedhje shkatërroi ekonominë shqiptare. Këto zgjedhje janë jetike për familjen. Edi Rama është burri më mizogen në shoqërinë shqiptare. Nuk them për dajakun me anëtarët e familjes së tij. Por them me ato që ju dëgjoni në Parlament. Imagjinoni se çfarë u thotë në qeveri atyre ministreve. Nga ato fjalë që thotë në Parlament dhe qeveri, del dhe ka 1 javë që bëhet interesant me zorrën qorre. Kërkon të mbulojë vjedhjet dhe aferat e tij, vetëm duke depersonalizuar veten. Në mënyrë që debati të mos zhvillohet rreth problemeve reale, por rreth atyre që ai thotë”, u shpreh Berisha.
sali berisha
Politike
25 Prill 2023, 19:34
A.B
Posteri
TIRANË- Partia Socialiste i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me vendosjen e posterave elektorale. Ishte s...
Politike
25 Prill 2023, 17:49
f.m;a.b
Edi Rama
FIER- Kryeministri Edi Rama vijon turin e tij të fushatës. Teksa ishte sot në Fier, ai prezantoi një grua të ekipit, e ci...
Politike
25 Prill 2023, 17:31
A.B
Luan Baci
FIER- Kreu i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi deklaroi se Bato Dalipaj, punonjësi i Bashkisë së Patosit, &eum...
Politike
25 Prill 2023, 16:38
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i koalicionit të opozitës "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Be...
Politike
25 Prill 2023, 15:36
A.B
Posteri
TIRANË- Në posterat e rinj të kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për bashkinë e Tiranës, Belin...
Politike
25 Prill 2023, 15:23
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kandidatin e “Bashkë fitojmë” në Tiranë, për të cilin...
Politike
25 Prill 2023, 14:45
A.B
Shqipëria ka zhvilluar 20 procese zgjedhore prej vitit 1991. Gjysma e tyre janë procese zgjedhore parlamentare (1991, 1992, 1996, 1997, 2001, 2005, ...
Politike
25 Prill 2023, 13:51
A.B
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se teksa kundërshtarët luajnë me lodra nëpër studio ...
Politike
25 Prill 2023, 13:47
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është drejtuar demokratëve dhe u ka kërkuar të mos votojnë kryetarin e Partis&e...
Politike
25 Prill 2023, 13:43
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryebashkiakun e Mallakastrës, i cili është edhe i dënuar me burg, Qerim Ismajli, kryeministri Edi Rama e ka kons...