Aktualitet

Policia spanjolle zbulon dy plantacione me kanabis, arrestohen tre shqiptarë

E gjitha nisi nga Komisariati Kombëtar i Orihuelës, pasi një hetimi për trafikun e lëndëve narkotike. 

25 Prill 2023, 19:54 Nga DOSJA
Policia spanjolle zbulon dy plantacione me kanabis, arrestohen tre
Foto ilustruese

SPANJË- Tre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë pasi u kapën në një magazinë që e kishin kthyer në një "qendër" prodhimi kanabisi. Sipas mediave të huaja, e gjitha nisi nga Komisariati Kombëtar i Orihuelës, pasi një hetimi për trafikun e lëndëve narkotike. 

Hetimi i kryer i çoi agjentët në një magazinë në një kompleks industrial Cox. Autorët e kishin përshtatur një ambient në zona të pabanueshme për të kultivuar lëndë narkotike. Efektivët kishin vënë re lëvizjet e dyshimta në orët e para të mëngjesit si edhe daljen e disa tubave të ventilimit të ajrit, dhe më pas kanë vijuar hetimet që u finalizuan me arrestimin e tre personave.

spanje

Sondazh

Poll