Aktualitet

Po hiqte kabllot e bakrit nga nënstacioni i një kompanie elektrike, arrestohet shqiptari në Greqi

Pas kontrollit në posedim të tij janë gjetur dhe konfiskuar: kabllot e bakrit të hequr, me peshë 25 kg, 3 prerëse, një levë metalike, një çekiç dhe një pasaportë false.

25 Prill 2023, 19:54 Nga A.B
Po hiqte kabllot e bakrit nga nënstacioni i një kompanie elektrike,
Policia

GREQI- Një 33 vjeçar shqiptar është vënë në prangat policisë greke pasi akuzohet për vjedhje. Shqiptari është arrestuar në zonën e Heraklion të Atikës, në momentin që po hiqte kabllot e bakrit nga nënstacioni i një kompanie elektrike dhe e dërguan në Departamentin e Sigurisë Heraklion.

Pas kontrollit në posedim të tij janë gjetur dhe konfiskuar: kabllot e bakrit të hequr, me peshë 25 kg, 3 prerëse, një levë metalike, një çekiç dhe një pasaportë false.

Shqiptari është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës./Dosja.al

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll