Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit në Sarandë, ky është automjeti i zbuluar në një plantacion manderinash
Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari SARANDË- Ky është automjeti i blinduar tip 'Jeep Cherokee' me targa greke 'BOO-9195' është mes...
Aktualisht e mitura ndodhet në spitalin e Traumës, ku pavarësisht një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë, ende ajo nuk ka reaguar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
TIRANË- Kristina Bregasi është një nga të mbijetuarat nga aksidenti i ndodhur më 19 prill, ku ndërroi jetë i mituri, Aldo Zyliftari dhe mbetën të plagosur rëndë 15-vjeçarja, shoferi dhe një tjetër e mitur. Aktualisht e mitura ndodhet në spitalin e Traumës, ku pavarësisht një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë, ende ajo nuk ka reaguar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Babai i saj bën apel për ndihmë në mënyrë që të mund ta dërgojë të bijën e vetme për kurim jashtë vendit. Në rrëfimin e tij, Abaz Bregasi, thotë se aksidentimi i vajzës i ka prerë edhe motivin e vetëm për të jetuar pasi djali i vdiq 7 vjet më parë nga një tumor, dhe gruaja e cila nuk mundi ta përballonte humbjen e djalit, ndërroi jetë pak kohë pas tij.
“Vajza ime kishte dalë me shoqërinë, pasdite nga ora 5 dhe nga ora 7 më thanë hajde xhaxha se ka bërë aksident çupa. Shkova në Berat, por aty e kishin nisur për Tiranë. Në gjendje të rëndë vajza. Donte ndihmë shpejt. Po mos të kishte ardhur për gjysmë ore, do kishte ndërruar jetë. Vajza ka 6 ditë sot. Në kokë, në krahë të majtë dhe tek syri. Është bërë operacion dhe është në reanimacion. Nuk ka reaguar fare. Shpresa kemi. Kërkoj ndihmë nga qytetarët. Kërkoj ndihmë dhe për ta çuar jashtë shtetit. Vetëm këtë vajzë kam. Më ka ndërruar jetë djali dhe gruaja. Djalin e kisha në shkollë. Kishte tumor në kokë. E solla tek Nënë Tereza në Tiranë, por ndërroi jetë. Gruaja ka ndërruar jetë para tre vitesh. Jetoj vetëm për këtë vajzë. Aksidenti ka ndodh në Poliçan. Të më ndihmojnë. Vajza e vetme e imja. Është në shkollë, në vit të parë në gjimnaz. Kishte ëndrra. Unë zëre se pa punë jam. Kur të dalë ndonjë punë. Kërkoj ndihmë,”-tha babai i Kristinës.
Abazi jeton në gjendje të rënduar ekonomike dhe shpresat e vetme i ka tek bujaria e njerëzve.
*Për të ndihmuar babain e 15-vjeçares Abaz Bregasi mund ta kontaktoni në numrin 355 68 655 7327!
Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari SARANDË- Ky është automjeti i blinduar tip 'Jeep Cherokee' me targa greke 'BOO-9195' është mes...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Numri i shqiptarëve që bëjnë kalime të rrezikshme me gomone drejt Britanisë së Madhe &e...
Foto ilustruese Bardhyl Qafa është një besimtar i devotshëm mysliman, por mëngjesin e Pashkëve më 16 prill, ai u vesh si...
Edmond dhe Eduard Trushi ITALI- Ata i quajnë binjakët "Lupin" dhe janë dy vëllezër shqiptarë të njohur tashmë p&eu...
Policia FIER- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar mbi dhunën e punonjësit të Bashkisë Bato Dalipajt. Sipas forcave blu, Dal...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Lezhës në 2021 për Agron Ma...
Momenti i vrasjes GREQI- Vrasja e Ardian Nikulajt ka tërhequr vëmendje edhe në shtetin fqinj. 'Protothema' shkruan për vrasjen e biznes...
Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori SARANDË- Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, i njohur edhe si Koçole, që më 6 pr...
Ardian Nikulaj LEZHË- Një automjet tip "Volsvagen", që rezulton i marrë me qira në Shkodër është nën lupë...
Bato Dalipaj PATOS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos. Punonjës i bashkisë, Bato Dalipaj është dhunuar nga p&...