Aktualitet

Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit në Sarandë, ky është automjeti i zbuluar në një plantacion manderinash

Dy personat që besohet se janë vrarë në fshatin Vrinë të Konispolit, ka indicie të forta se janë implikuar në këtë rrjet trafiku droge.

25 Prill 2023, 18:19 Nga A.B
Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit në Sarandë, ky është
Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari

SARANDË- Ky është automjeti i blinduar tip 'Jeep Cherokee' me targa greke 'BOO-9195' është mes automjeteve që policia e Sarandës ka sekuestruar gjatë kontrolleve për mbledhjen e provave lidhur me zhdukjen e mistershme të 46-vjeçarëve Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari.

Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit në Sarandë, ky është

Fuoristrada e zezë dhe me xhama të zinj është zbuluar në një plantacion manderinash në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol. Po ashtu, është zbuluar edhe mjeti i dytë i sekuestruar nga policia në një karburant në Qafë Gjashtë. Fuoristrada “Land Rover” Discovery me targa greke e marrë nga operacionalja me karroatrec, lëvizte në qytetin e Sarandës dhe përveç xhamave të zinj, kishte të instaluara brenda saj fenelina si të policisë, edhe pse këto nuk u gjetën në momentin e sekuestrimit.

Dy personat që besohet se janë vrarë në fshatin Vrinë të Konispolit, ka indicie të forta se janë implikuar në këtë rrjet trafiku droge.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

fatmir sulovari leonard thodhori

Sondazh

Poll