Aktualitet

The Sun: Shqiptarët e morën mesazhin, bie numri i kalimeve me varka të vogla pas skemës së dëbimit

Rreth 500 emigrantë të paligjshëm janë kthyer deri më tani në Shqipëri pasi Rishi Sunak premtoi të ndalonte emigrimin e paligjshëm- një nga pesë prioritetet kryesore të kryeministrit britanik.

25 Prill 2023, 18:01 Nga k.m.
The Sun: Shqiptarët e morën mesazhin, bie numri i kalimeve me varka
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Numri i shqiptarëve që bëjnë kalime të rrezikshme me gomone drejt Britanisë së Madhe është ulur me nisjen e skemës së re. Vetëm 29 persona kaluan Kanalin në tre muajt e parë të këtij viti - nga 12,301 që bënë të njëjtin udhëtim në vitin 2022.

Rreth 500 emigrantë të paligjshëm janë kthyer deri më tani në Shqipëri pasi Rishi Sunak premtoi të ndalonte emigrimin e paligjshëm- një nga pesë prioritetet kryesore të kryeministrit britanik. Por gjithashtu, zyrtarët besojnë se moti i keq ka penguar disa që të largohen nga vendi i Evropës Lindore.

Alp Mehmet, kryetar i Migration Watch, tha: Duket se zyrtarët shqiptarë e kanë marrë mesazhin - nëse vini ilegalisht nuk do të mund të qëndroni.

Shifrat e Home Office zbuluan sot se kishin zbarkuar në Angli, 909 afganë.

Deputeti konservator, Kevin Foster tha se shifrat tregonin se shpërthimi po “prodhonte rezultate”, duke shtuar se ishte thelbësore që Projektligji i Emigrimit të Paligjshëm të kalonte përmes House of Commons, Dhoma e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, e zgjedhur në mënyrë demokratike, përgjegjëse për nxjerrjen e ligjeve dhe kontrollimin e punës së qeverisë./TheSun

shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll