Aktualitet

Transportonin mina me telekomandë, Apeli konfirmon dënimin me burg për Agron Manukën dhe Imer Loshën

Kjo pasi të dy u kapën në rrugën nacionale Milot-Lezhë teksa po udhëtonin drejt Shkodrës me një makinë të mbushur me lëndë eksplozive.

25 Prill 2023, 17:15 Nga k.m.
Transportonin mina me telekomandë, Apeli konfirmon dënimin me burg
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Lezhës në 2021 për Agron Manukën dhe Imer Loshën. Në shkallën e Parë, Manuka u dënua me 10 vite burg ndërsa Losha me 8 vite burg. Kjo pasi të dy u kapën në rrugën nacionale Milot-Lezhë teksa po udhëtonin drejt Shkodrës me një makinë të mbushur me lëndë eksplozive. Në mjetin e tyre, brenda çantës u gjetën 30 kallëpe C4, një eksploziv i fuqishëm dhe 17 kapsolla detonatore.

Por në dëshminë e tyre gjatë seancës në gjykatën e Lezhës, dy të arrestuarit mohuan akuzat. Manuka u shpreh se minat shpërthyese i duheshin pasi punonte si minator në Martanesh. Ndërsa i akuzuari tjetër, Imer Losha u justifkkua duke thënë se ishte thjesht taksist dhe nuk kishte dijeni mbi atë çfarë po transportonte. 

agron manuka imer losha

Sondazh

Poll