Aktualitet

Zhdukja e dy personave në Sarandë, LIDHJA me drogën në Korfuz/ "Benzi" i gjetur në Nivicë u përdor për tritolin në vilën e Afëz Kullës

Dy personat që besohet se janë vrarë në fshatin Vrinë të Konispolit, ka indicie të forta se janë implikuar në këtë rrjet trafiku droge.

25 Prill 2023, 16:43 Nga k.m.
Zhdukja e dy personave në Sarandë, LIDHJA me drogën në
Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori

SARANDË- Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, i njohur edhe si Koçole, që më 6 prill ka trazuar Policinë e Shtetit, pasi prej javësh janë në kërkim të dy personave. Por sot është zbuluar një detaj i ri për shkakun e zhdukjes së tyre, që mendohet se lidhet 6 raste të ndryshme, të një sasie droge në ishullin turistik të Korfuzit në Greqi. Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për "OraNews", operacioni i zhvilluar nga Policia greke në janar të këtij viti solli arrestimin e 8 personave, mes tyre një shqiptar, i cili konsiderohej si drejtuesi i trafikut të kanabisit nga Shqipëria në vendin helen. 

Policia e Sarandës tha se ky grup kriminal ka filluar të funksionojë prej muajit korrik 2021.

"Këtij grupi në 2 korrik 2021 i janë sekuestruar 3.6 kg marijuanë, në 1 qershor 2022 i janë sekuestruar 2.8 kg marijuanë, në 29 qershor 2022 i janë sekuestruar 4.7 kg marijuanë, në 1 shtator 2022 i janë sekuestruar 4.4 kg marijuanë dhe në 27 tetor i janë sekuestruar 3.4 kg marijuanë. Ndërsa në 14 janar 2023, kur është finalizuar operacioni, një tjetër sasi droge është sekuestruar nga policia helene,"-shkruan gazetari. 

Dy personat që besohet se janë vrarë në fshatin Vrinë të Konispolit, ka indicie të forta se janë implikuar në këtë rrjet trafiku droge.

Ndërkohë që mjeti tip “Benz-Mercedes” që është përdorur në marrjen peng të Fatmir Sulovarit, njërit nga dy të zhdukurit në qytetin e Sarandës, rezulton të jetë përdorur në një ngjarje të dytë kriminale. "Benzi" që ka ndryshuar dy herë ngjyrën, lëvizte në Sarandë, duke përdorur targat e vjedhura të një makine tjetër në Tiranë. Kjo makinë është zbuluar në fshatin Nivicë të Himarës, për llogari të çështjen penale të rrëmbimit dhe zhdukjes së Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit alias Koçole, rezulton të jetë përdorur dhe në ngjarjen kriminale të datës 5 dhjetor 2022 në Sarandë.

Bëhet fjalë për ngjarjen ku është vendsur një sasi tritoli në derën e vila “Kulla”, e cila është pronë e Lefter Lefterit alias Afëz Kulla, i cili gjithashtu ka pasur probleme me ndërtimet dhe disa herë është shoqëruar në Polici. Policia, e ka pikasur prezencën e "Benz-Mercedezit", pikërisht në muajin dhjetor 2022. E deri në zonën e Nivicës, makina është gjurmuar përmes kamerave të bizneseve dhe kamerave të instaluara nga vetë policia në segmentin rrugor Sarandë-Himarë. Por më pas nuk është gjetur më pasi mendohet se është mbajtur në një magazinë në fshatin Nivicë. Atje është lyer me një bojë tjetër dhe është nxjerrë sërish në qarkullim, kësaj herë për të marrë peng dhe për të transportuar drejt fshatit Vrinë, Fatmir Sulovarin.

Ky i fundit, bashkë me mikun e tij, Leonard Theodhori, nuk dihet zyrtarisht nëse është gjallë apo i vdekur edhe pse familjarët kërkojnë tashmë vetëm kufomat e tyre. Mes personave të shoqëruar është dhe një individ që ka informacion mbi fatin e dy të zhdukurve Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori. Ky person fillimisht, ka treguar se dy të zhdukurit janë ekzekutuar në fshatin Vrinë. Por nuk ka pranuar për asnjë moment që të tregojë se ku janë groposur kufomat. Ndaj dhe Policia po kërkon të gjithë zonën edhe me dronë për të mësuar se ku kanë përfunduar 2 të zhdukurit. 

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

fatmir sulovari leonard theodhori

Sondazh

Poll