Aktualitet

S'morën azil! Marrëveshja me Britaninë për emigracionin e paligjshëm, kthehen në Shqipëri mbi 1000 shqiptarë

Bëhet fjalë për shqiptarë që kanë dështuar për të marrë një azil në Britani të Madhe, por edhe kthime vullnetare në Shqipëri.

25 Prill 2023, 16:00 Nga A.B
S'morën azil! Marrëveshja me Britaninë për emigracionin
Anije

BRITANI E MADHE- Nga muaji dhjetori deri në javën e parë të prillit, janë kthyer në atdhe 1000 shqiptarë. Bëhet fjalë për shqiptarë që kanë dështuar për të marrë një azil në Britani të Madhe, por edhe kthime vullnetare në Shqipëri.

Ekipet operacionale të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë kanë ngritur një task forcë të përbashkët për migracionin, e cila shërben si porta kryesore për të koordinuar masat dhe veprimet e specializuara operacionale për menaxhimin e migrimit të paligjshëm të shqiptarëve në Britani.

Kreu i Policisë Kufitare dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku tha për mediat e huaja:

"Ne po punojmë krah për krah me kolegët tanë britanikë nën task-forcën e përbashkët të migracionit për të parandaluar migrimin e parregullt në MB dhe krimet e lidhura me to"

Drejtori i Përgjithshëm i Zbatimit të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Tony Eastaugh, tha:

"Këto shifra janë dëshmi se partneriteti ynë me qeverinë e Shqipërisë për të përshpejtuar largimin e atyre që nuk kanë të drejtë ligjore për të qenë në MB po funksionon"

Në vitin 2022 ka pasur 1888 kthime të shtetasve shqiptarë, nga të cilët 954 (51%) janë kthime të detyruara dhe 934 (49%) kthime vullnetare. Numri i kthimeve vullnetare është 90% më i lartë se në vitin 2021 (492).

Statistikat më të fundit të emigracionit të paligjshëm të Mbretërisë së Bashkuar, të publikuara sot tregojnë gjithashtu se:

-Vizitat e zbatimit të kryera midis janarit dhe marsit 2023 janë rritur që nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar (një rritje prej 53%, nga 2,111 në 3,228)

-Më 31 mars 2023, numri i rasteve të trashëguara në vendimet fillestare të mbetura për azil ishte 11% më i ulët se në 31 dhjetor 2022

-Numri i vendimmarrësve për azilin është rritur që nga korriku i vitit të kaluar. Më 1 mars 2023, kishte 1,281 vendimmarrës për azilin, 48% më i lartë se në 1 korrik 2022 (kur ishin 865)./Dosja.al

britani e madhe

Sondazh

Poll