Aktualitet

Kishte vendosur në dispozicion lokalin për të vënë baste sportive, vihet në pranga 42-vjeçari në Kurbin

Shtetasi me iniciale Y.V banues në Kurbin është vënë në pranga në vijim të planit operacional të koduar “Basti i fundit”, ku gjatë kontrollit janë gjetur aktive faqe online për vënien e basteve sportive.

25 Prill 2023, 15:12 Nga f.i
Kishte vendosur në dispozicion lokalin për të vënë
Pamje nga vendngjarja

KURBIN- Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi kishte vënë lokalin që posedonte, në dispozicion të vënies së basteve sportive, në kundërshtim me ligjin. Shtetasi me iniciale Y.V banues në Kurbin është vënë në pranga në vijim të planit operacional të koduar “Basti i fundit”, ku gjatë kontrollit janë gjetur aktive faqe online për vënien e basteve sportive.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, të ushtruara në kuadër të planit operacional të koduar “Basti i fundit”, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër në këtë fushë, për të cilin u vu në pranga shtetasi Y. V., 42 vjeç, banues në Kurbin.

Gjatë kontrollit në lokalin që posedonte 42-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën aktive, faqe online për vënien e basteve sportive, në kundërshtim me ligjin, celularë dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie, pajisje të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

arrestohet 42 vjecari ne kurbin

Sondazh

Poll