Aktualitet

VENDIMI/ Zbardhet identiteti i biznesmenit italian që kërkohej nga Shqipëria, akuzohej për pastrim parash

30-vjeçari i akuzuar për evazion fiskal u arrestua nga karabinierët në ishullin sicilian të Pantelleria, ku kishte vendosur të kalonte disa pushime.

25 Prill 2023, 14:55 Nga F.M
VENDIMI/ Zbardhet identiteti i biznesmenit italian që kërkohej nga
Karabinierët

ITALI- Salvatore Solazo është italiani që u arrestua një ditë më parë pasi akuzohej se kishte pastruar para në Shqipëri. Web Lajm ka bërë publik emrin e tij, ndërkohë që raportohet se ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash.

Kompania e Solazos, Softlog, është ndëshkuar gjithashtu nga gjykata shqiptare, ndërsa vetë italiani është dënuar me 5 vite burg nga shkalla e parë.

30-vjeçari i akuzuar për evazion fiskal u arrestua nga karabinierët në ishullin sicilian të Pantelleria, ku kishte vendosur të kalonte disa pushime.

I riu nga Palermo, kishte rezervuar në një hotel të njohur në atë zonë, por qëllimi i tij për të kaluar pushimet pa u vënë re dështoi falë bashkëpunimit të Shërbimit për Bashkëpunimin Policor i cili raportoi praninë e tij në ishull.

Urdhër-arresti ndërkombëtar ishte lëshuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, Shqipëri, më 2 qershor 2021.

Autoritetet italiane proceduan me arrestimin e tij me akuzën e evazionit fiskal dhe pesë vite burg.

30-vjeçari u transferua në burgun “Pietro Cerulli” në Trapani në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Palermos për vlerësimin e çështjes dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

salvatore solazo

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll