Aktualitet

Transportonte kundrejt pagesës 6 emigrantë në Sarandë, arrestohet 41-vjeçari nga Kosova

41 vjeçari banues në Kosovë, u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”.

25 Prill 2023, 14:29 Nga A.B
Transportonte kundrejt pagesës 6 emigrantë në Sarandë,
Policia

SARANDË- Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar pasi akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia bën të ditur se personi me incialet B. D., 41 vjeç, banues në Kosovë, u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”, duke transportuar me automjet e tij, kundrejt pagesës, 6 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.

Ai do të hetohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Border 5”, i zhvilluar nga Policia Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Komisariatin e Policisë Sarandë. Transportonte me një automjet, kundrejt pagesës, 6 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së, vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët. Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 5”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi B. D., 41 vjeç, banues në Kosovë. Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”, duke transportuar me automjet e tij, kundrejt pagesës, 6 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

emigante te paligjshem

Sondazh

Poll