Aktualitet

Treni i pasagjerëve Shkodër-Laç përplas një grua, dërgohet me urgjencë në spital

65-vjeçarja ka marrë lëndime të shumta në trup.

25 Prill 2023, 13:58 Nga A.B
Treni i pasagjerëve Shkodër-Laç përplas një grua,
Tren

SHKODËR- Përplaset nga treni një grua. Raportohet se gruaja është përplasur nga treni i pasagjerëve Shkodër-Laç, në afërsi të fshatit Zejmen. Gruaja është në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës. 

65-vjeçarja ka marrë lëndime të shumta në trup. Mësohet se treni ishte mbushur me qytetarë që ishin nisur prej kishës së Laçit. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për ngjarjen./Dosja.al

perplaset gruaja nga treni

Sondazh

Poll