Aktualitet

'Mosmarrëveshje e hidhur", mediat gjermane zbardhin detaje për plagosjen e shqiptarit në Hamburg: Dyshohet për drogën, grupi fillimisht foli...

Autorët kanë hipur në një Audi të zi dhe janë larguar. Policia tha se 31-vjeçari kishte nevojë për një operacion urgjent dhe u operua në klinikën në Shën Gjergj.

25 Prill 2023, 12:34 Nga f.g
'Mosmarrëveshje e hidhur", mediat gjermane zbardhin detaje
Pamje nga vendngjarja

HAMBURG- Një grup shqiptarësh janë përplasur me armë zjarri duke lënë të plagosur rëndë një 31-vjeçar. Menjëherë pas të shtënave, ata janë larguar. Ngjarja ka ndodhur brenda një qebaptoreje në Reeperbahn, mëngjesin e të martës, ku grupi ishte ulur për të biseduar.

Mediat gjermane raportojnë detaje të reja për ngjarjen ku zbulojnë se i riu u plagos pasi ishte ulur bashkë me një grup, të dyshuar miqsh, në një qebaptore. Sipas dëshmive ata kishin porositur ushqim dhe po prisnin.

'Mosmarrëveshje e hidhur", mediat gjermane zbardhin detaje

Biseda kishte përshkallëzuar për disa minuta. Kamarierët i kanë thënë Policisë se i plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk dihet është plagosur me një plumb në stomak dhe më pas ka rënë në tokë. Autorët kanë hipur në një Audi të zi dhe janë larguar. Policia tha se 31-vjeçari kishte nevojë për një operacion urgjent dhe u operua në klinikën në Shën Gjergj.

'Mosmarrëveshje e hidhur", mediat gjermane zbardhin detaje

Një punonjës në një qebaptore përballë lokalit tha se nuk kishte dëgjuar asgjë. "Vura re se diçka po ndodhte vetëm kur policia erdhi," tha ai.Hetuesit rrethuan skenën e krimit dhe kërkuan gjerësisht për të dhëna. Pista kryesore është përplasja në rrjetin e trafikut të drogës. Sipas mediave gjermane, bëhet fjalë për një "mosmarrëveshje të hidhur në mjedisin e drogës që po qëndron ndezur për javë të tëra"./Dosja.al

plagoset shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll