Aktualitet

"Shiko pak të dashurin e vajzës", eksperti i kriminalistikës tregon vjedhjen te shtëpia e komentatorit të njohur

Sipas tij, në momentin kur banesa nuk ka thyerje nga jashtë, vjedhjet janë gjithmonë nga persona të brendshëm.

25 Prill 2023, 11:40 Nga f.g
"Shiko pak të dashurin e vajzës", eksperti i
Artan Rexhepi

TIRANE- Një histori si në filma. Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi i cili ka punuar për një kohë pranë Komisariatit nr.1 në Tiranë, ka treguar sot sesi banesa e një komentatori të njohur të ndeshjeve në vend është vjedhur nga i dashuri i vajzës së tij. Historia ka ndodhur në zonën e komisariatit nr.1, megjithëse ai nuk e ndau me publikun emrin e 'viktimës' por shpjegoi metologjinë e vjedhjes. Sipas tij, në momentin kur banesa nuk ka thyerje nga jashtë, vjedhjet janë gjithmonë nga persona të brendshëm.

“Ishim në një vjedhje banese, është ngjarje e vërtetë, ishim te komisariati numër 1. Unë isha eksperti, ishte dhe një inspektor, djalë shumë i mirë dhe profesionist. Pronari i banesës një personazh i njohur akuzonte shoferin. “Ma ka bërë shoferi”- thoshte. Unë sa hyra brenda pashë situatën, i thashë është vjedhje e brendshme. Më tha mua të lutem shumë unë fëmijët i kam shembullorë mos m’i akuzo. I thashë që kjo është terminologjia që ne përdorim, nuk po t’i akuzon njeri fëmijët, nëse vjedhja nuk ka thyerje nga jashtë quhet vjedhje e brendshme. Ai vetëm te shoferi dyshonte, ne filluam shihnim provat. I them inspektorit do më shohësh pak fëmijët. Vjen djali një bukurosh ëngjëll i Perëndisë, iku djali nuk ishte. Erdhi vajza, me pikëpyetje. I thashë inspektorit shiko pak të dashurin e vajzës. Kur i morëm gjurmët e pashë shumë të ngarkuar emocionalisht. Ishte vjedhje e brendshme, nuk mund të jap më shumë detaje, se ishte një komentator i njohur”, tha Rexhepi./Dosja.al

artan rexhepi

Sondazh

Poll