Aktualitet

Iku një javë para aksionit policor, merr fund arratia e të resë, arrestohet sapo shkel në Rinas! Shiste drogë në shkolla

Operacioni ‘Harta’ shkatërroi dy grupe kriminale që vepron në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht shisnin drogë pranë shkollave. Anëtarët e grupeve u mbajtën nën hetim dhe u kapën përmes një efektivi të inflitruar që regjistroi dhe ‘pazaret’ për dozat e kokainës e kanabisit

25 Prill 2023, 11:40 Nga F.M
Iku një javë para aksionit policor, merr fund arratia e të
Rinas

TIRANË- Arlinda Ramaj, pjesë e grupit të narkotrafikantëve që shisnin lëndë narkotike në shkolla është vënë në pranga kur ka kaluar më shumë se një muaj nga operacioni ‘Harta’ që çoi pas hekurave dhjetëra shpërndarës. Mësohet se Ramaj është arrestuar sapo ka shkelur në Rinas. E reja ishte larguar nga Shqipëria një javë para realizimit të operacionit dhe në momentin që shokët e saj u prangosën, u shpall në kërkim.

Operacioni ‘Harta’ shkatërroi dy grupe kriminale që vepron në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht shisnin drogë pranë shkollave. Anëtarët e grupeve u mbajtën nën hetim dhe u kapën përmes një efektivi të inflitruar që regjistroi dhe ‘pazaret’ për dozat e kokainës e kanabisit

Në pranga ranë: Fabian Qoku,Redi Lolaj, Eduard Hysa, Dorjano Çela, Enver Mehmeti, Fatbardh Bardhi, Martin Kuka, Marsel Gjona, Mariglen Hoxha, Muharrem Tarushi, Polikron Shabani, Erion Xhaxho, Altin Llani, Jurgen Hasamataj. Në total u sekuestruan: 2 kg kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, 5 mln lekë, 11 automjete dhe 29 aparate celulari.

Njoftimi i policisë Rinas: 

Kapet dhe ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Harta”. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijm të kontrolleve për kapjen e shtetasve ne kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga territori i RSh-së, kanë ndaluar shtetasen A. R., 28 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në zbatim të vendimit të kësaj Gjykate, ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Shtetasja A. R. ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Harta”, që goditi 2 grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në lokale nate dhe në afërsi të shkollave, në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arlinda ramaj operacioni harta

Sondazh

Poll