Aktualitet

Vritet me thikë shqiptari në Spanjë, bashkatdhetarët e lanë të plagosur në dyert e spitalit, kamerat pikasin targën e makinës

Ai është dërguar me makinë deri aty nga persona që ende nuk janë identifikuar. Personat në fjalë janë larguar që aty duke e lënë të riun e pajetë në dyert e spitalit.

25 Prill 2023, 11:32 Nga F.M
Vritet me thikë shqiptari në Spanjë, bashkatdhetarët e
Girona

SPANJË- Një shqiptar, rreth moshës 30 vjeç është vrarë me thikë në Spanjë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur të dielën, por është raportuar vetëm sot në media, pavarësisht se rrethanat e ngjarjes janë ende të panjohura.

Sipas mediave vendase, shqiptari është lënë në dyert e spitalit në Girona. Ai është dërguar me makinë deri aty nga persona që ende nuk janë identifikuar. Personat në fjalë janë larguar që aty duke e lënë të riun e pajetë në dyert e spitalit.

Ai është marrë nga mjekët dhe i është nënshtruar një trajtimi mjekësor për më shumë se 45 minuta, por nuk ka arritur të mbijetojë. Kamerat e sigurisë së spitalit kanë arritur të zbulojnë targën e mjetit që dërgoi shqiptarin në spital dhe mendohet se personat që ek anë lënë aty, janë gjithashtu shqiptarë. I ndjeri rezulton të jetë pa dokumente dhe povijohet me procedurat për hetimin e tij.

vritet shqiptari ne spanje

Sondazh

Poll